LAJMI I FUNDIT:

Rritet konsumi i energjisë elektrike

Rritet konsumi i energjisë elektrike

Në tremujorin e dytë të 2019-së, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1,039.5 GWh. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 21.5 për qind.

Kështu thuhet në raportin “Bilancin i Energjisë, tremujori i dytë 2019”, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.


Gjatë këtij tremujori, vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1,074 tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1,181.8 GWh, ndërsa në hidrocentrale është rreth 112.4 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë vitit 2019, Kosova ka importuar 251.1 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë vendi ynë ka eksportuar 134.2 GWh energji elektrike. /Telegrafi/