LAJMI I FUNDIT:

Rritet inflacioni në Eurozonë

Rritet inflacioni në Eurozonë

Inflacioni është përshpejtuar pak në muajin maj në zonën euro, duke arritur në 1,6 për qind gjatë një viti pas 1,5 për qind në prill, njofton zyra evropiane e Statistikave, Eurostat, në një vlerësim të parë dhënë ditën e hëne.

Vetëm në dhjetor të vitit 2008 ka pasur një inflacion të të njëjtit nivel, prej 1,6 %."Duhet të kthehemi në dhjetor të vitit 2008 për të parë një inflacion të njëjtit nivel, prej 1,6 %.

Inflacioni po i afrohet në të gjitha rastet objektivit të caktuar nga Banka Qendrore Evropiane, BCE: mbikëqyrësja e stabilitetit të çmimeve synon që brenda një afati të mesëm inflacioni të arrijë në rreth 2%.

Çmimet për konsumin në zonën euro kanë rifilluar të rriten në nëntor të vitit 2009, pas pesë muaj me radhë rënieje, një shenjë e rimëkëmbjes ekonomike, por sidomos e evolucionit të çmimeve të naftës.