LAJMI I FUNDIT:

Rriten edhe pensionet

Rriten edhe pensionet

Ministria e Ekonomisë dhe Financa (MEF) ka njoftuar se të gjithë pensionistëve tw Republikës së Kosovës duke filluar nga muaji janar 2011 pensionistët do t’i marrin në mënyrë retroaktive pensionet.

Kjo rritje sipas MEF-it është bërë me qëllim të avancimit të pozitës materiale për këtë kategori.

Gjatë vitit 2010 është punuar intenzivisht në avancimin e ligjit dhe rregullimin e statusit të pensionistëve, që njëherazi përcakton edhe përfitimet për këtë kategori.

“Kostoja e këtij ligji është pjesë e planifikimeve buxhetore për vitin 2011 dhe do të fillojë së zbatuari nga 1 janari i vitit 2011, kosto kjo e përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar me FMN-në në qershor të vitit 2010”, theksohet në komunikatën e MEF-it. /Telegrafi/