LAJMI I FUNDIT:

Rriten 100 për qind të hyrat nga pika doganore me Shqipërinë

Rriten 100 për qind të hyrat nga pika doganore me Shqipërinë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se pas hapjes së tunelit është shtuar numri i atyre që e shfrytëzojnë pikën kufitare të Vërmicës. Brenda 24 orëve kanë kaluar mbi 20 mijë persona.

Hapja e tunelit të Kalimashit në muajin e kaluar, ka bërë që të rritet numri i atyre që kalojnë pikën kufitare në Vërmicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë gazetës se me hapjen e tunelit është shtuar numri i atyre që shfrytëzojnë pikën kufitare të Vërmicës.

“Pas hapjes së tunelit njerëzit kanë filluar të lëvizin më shumë. Deri më tani nga kjo pikë kufitare kanë kaluar rreth 160 mijë persona”, ka thënë ai.


Sipas tij, vetëm brenda një dite nëpër këtë pikë kufitare ka ndodhur që kanë kaluar rreth 20 mijë persona.

“Gjatë fundjavës ka rritje të atyre që kalojnë këtë pikë kufitare”, ka thënë ai.

Kelani ka bërë me dije se përmes kësaj pike kufitare ka kalime të kufirit nga kompani transportuese nga Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Gjermania, Sllovenia, Austria, Serbia dhe nga shtete të ndryshme të Evropës.

Kurse zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, i ka thënë gazetës se faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave doganore, kanë të bëjnë në importimin e mallrave nga hapja e tunelit të Kalimashit.

“Duke bërë krahasimin e periudhave të njëjta raportuese, kemi rritje të hyrave prej 1 milion e 625 mijë eurosh. Në Doganat e Kosovës të hyrat e muajit maj për këtë vit janë mbi 3 milionë e 300 mijë euro, që është 100 për qind më të larta në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë ai.

Edhe pronari i firmës së mishit “MEKA”, Burim Piraj, hapjen e tunelit të Kalimashit e ka vlerësuar shumë të favorshëm për biznesin në Kosovë.

“Lëshimi i tunelit ka bërë që të ulen 30 për qind shpenzimet e transportit për import nga Porti i Durrësit dhe të zvogëlohet koha për importimin e mallit në Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe siguria e transportit të mallit është rritur dukshëm për shkak të minimizimit të aksidenteve në komunikacion dhe mosdëmtimit të tij.

Tuneli i Kalimashit në segmentin rrugor Rrëshen – Kalimash është rihapur më 21 maj të këtij viti. Ai është një nga pjesët më të rëndësishme të autostradës Durrës – Morinë, që lidh Shqipërinë me Kosovën. Tuneli i Kalimashit ka një gjatësi 5. 8 kilometra.(Epoka e Re)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Ekonomi
Kalo në kategori