Organizatat buxhetore të Kosovës mbajtën nëpër arkat e veta “private” 885 mijë euro në formë të “keshit”, në ditën e fundit kur janë mbyllur të gjitha transaksionet financiare vjetore të vendit.
Këto mjete financiare, sipas raportit vjetor të shpenzimeve të publikuar të mërkurën, nuk janë depozituar në asnjë llogari financiare e as nuk janë kthyer në buxhetin e shtetit.“Kjo shumë përfaqëson paranë e imët e cila mbahet nga organizatat buxhetore e të cilat nuk janë shpenzuar as depozituar në llogarinë kryesore në BQK deri më 31 dhjetor 2010”, thuhet në raportin vjetor të shpenzimeve, shkruan Koha Ditore.
Këto mjete financiare nuk janë evidentuar në asnjë xhirollogari zyrtare. Sipas raportit, këto mjete cilësohen si para të imëta pasi që shuma e tyre nuk kalon vlerën prej 1 milion eurove. Në fund të vitit 2009, organizatave buxhetore fundi i vitit u kishte zënë në dorë rreth 270 mijë euro të pashpenzuara e as të depozituara në BQK.
Sipas raportit, Ministria e Punëve të Jashtme më datën 31 dhjetor kishte mbi 642 mijë euro para “në dorë”. Kësaj ministrie edhe viteve të kaluara i kishin mbetur para të majme në dorë. Më 2009, Ministria e Punëve të Jashtme kishte para “kesh” në dorë mbi 214 mijë euro. Pas saj, e dyta radhitet Ministria e Shëndetësisë e cila në fundvit kishte ngelur në dorë me 49 mijë euro të pa depozituara zyrtarisht.
Gjithashtu, edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e kryeministrit, Ministria e Forcës e Sigurisë, Universiteti i Prishtinës, si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e kanë përmbyllur vitin me dhjetëra mijëra euro në kuletë, të cilat nuk janë raportuar të shpenzuara e as nuk janë depozituar në xhirollogari zyrtare të këtyre organizatave buxhetore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj