LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e La Ligas të detajuara në rast se Reali e Barça përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta

Rregullat e La Ligas të detajuara në rast se Reali e Barça përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në El Clasico dhe kështu hapi garën për titull.

Los Blancos kanë një ndeshje më pak, por kush do të shpallej kampion në rast se kampionati përfundon me pikë të barabarta:

CR7 u nervozua me Marcelon, tashmë kuptohet se çfarë tha portugezi pas golit të fitores nga Messi (Video)
Lexo po ashtu CR7 u nervozua me Marcelon, tashmë kuptohet se çfarë tha portugezi pas golit të fitores nga Messi (Video)

Në rast se klubet kanë luajtur dy herë mes vete:


Në rast se barazimi i pikëve është mes dy klubeve, atëherë titulli i takon asaj që ka gol dallim më të mirë në lojërat e ndërsjella (pa rregullin e golit si mysafir).

Në rast se barazimi është më shumë se dy klubeve, atëherë shikohen lojërat e ndërsjella:

a) Pikët e përballjeve direkte

b) Gol dallimi i përballjeve direkte

c) Golat e shënuan në ndeshjet direkte

Ramos nuk pendohet - Thumbon Piquen në intervistën pas ndeshjes, por në fund tregon anën profesionale dhe njerëzore
Lexo po ashtu Ramos nuk pendohet - Thumbon Piquen në intervistën pas ndeshjes, por në fund tregon anën profesionale dhe njerëzore

Në rast se ndeshjet e ndërsjella nuk janë luajtur mes klubeve, ose barazimi nuk zgjidhet nga rregullat më lartë atëherë:

a) Gol dallimi total

b) Totali i golave të shënuar

Në rast se as kjo nuk e zgjedh fituesin, atëherë shikohet Fair Play:

a ) kartonët e verdhë, një pikë

b ) Kartonët e dyfishtë të verdhë/përjashtimet, dy pikë

c) Karton i kuq direkt, tre pikë

Suspendimi apo diskualifikimi i trajnerit, apo i ndonjë anëtari tjetër nga personeli i klubit penalizohet me pesë pikë.

Sjelljet jo të mira nga tifozët: mesatare pesë pikë, serioze gjashtë, shumë serioze shtatë dhe mbyllja e stadiumit penalizoht me 10 pikë në llogaritjen e brendshme finale.

Më shumë se çdo gjë dhe gjithçka, tifozëve të Realit i dhemb ky festim i Messit (Video)
Lexo po ashtu Më shumë se çdo gjë dhe gjithçka, tifozëve të Realit i dhemb ky festim i Messit (Video)

Në as me rregullat e lartë përmendura nuk vendoset kampioni, atëherë do të luhet një ndeshje shtesë në stadium neutral.

Gjithsesi në rastin konkret mes Realit dhe Barcelonës në sezonin 2016/17, në rast se pikët në fund të kampionatit do të ishin të barabarta, titulli do ti takonte Barçës pasi ka një fitore dhe barazim në ndeshjet e ndërsjella me Real Madridin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori