LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i yllit të futbollit Hakan Sukur pasi u shpall tradhtar në Turqi: Erdogan më mori gjithçka që kisha, punoj si taksist dhe shes libra në SHBA

Rrëfimi i yllit të futbollit Hakan Sukur pasi u shpall tradhtar në Turqi: Erdogan më mori gjithçka që kisha, punoj si taksist dhe shes libra në SHBA

Ish sulmuesi i shumë klubeve të njohura si Galtasaray, Inter, Parma, Torino e Blackburn, Hakan Sukur, është kthyer edhe një herë për të folur për jetën e tij në SHBA, pasi shteti nga vjen Turqia, e ka shpallur tradhtar.

Ai sot punon si Uber taksi dhe shet edhe libra në SHBA, pasi prona në vlerë miliona euro i janë konfiskuar.

Sulmuesi turk, tani 48 vjeç, e ka filluar një jetë të re në SHBA, pasi u largua nga vendlindja pasi e kishte kundërshtar ashpër presidentin e vendit të tij, Recep Erdogan.


Sukur thotë se babai i tij është në burg dhe pasuritë e tij në Turqi janë konfiskuar – duke bërë që ai të largohet dëshpërimisht në SHBA, duke e detyruar atë të përdorë çdo mjet të mundshëm për të siguruar jetesën për familjen e tij.

“Unë punoj Uber taksi dhe shes libra. Unë kam filluar të punoj”.

“Të gjithë ata që kanë një lidhje me mua kanë probleme financiare. Nuk më mbetet asgjë. Kam dhjetëra miliona euro pronë në Turqi, por gjithçka është konfiskuar”.

“Erdogan mori gjithçka nga unë: të drejtën time për liri, të drejtën time për t’u shprehur, të drejtën time për të punuar”.

“Butikun e gruas time e thyen duke e gjuajtur me gurë, fëmijët e mi u ngacmuan dhe babai im u dërgua në burg”.

“Kur u largova për në SHBA, babai im u bllokua dhe u morën pasuritë e mia”, tregon Sukur.

Sukur vlerësohet si futbollisti më i madh i Turqisë ndonjëherë me 52 gola nga 112 ndeshje, ndërsa bëri karrierë edhe me klube si Inter, Torino, Parma dhe Galatasaray.

Sukur insiston se ai ende e do vendin e tij – por jo udhëheqësin i tij, pasi problemi sipas tij është me presidentin aktual, Erdogan.

“Unë jam armik i qeverisë, jo i shtetit dhe jo i kombit turk. Unë e dua flamurin tonë, vendin tonë”.

“Unë jam një armik i politikës së gabuar dhe një qëndrim që synon të shkëputet nga perëndimi”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori