LAJMI I FUNDIT:

Rrahje midis Prishtinës, policia arreston disa persona

Rrahje midis Prishtinës, policia arreston disa persona

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Prishtinës, në rrugën “Rexhep Luci”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 35 minuta.

Afër vendit të ngjarjes është parë një patrullë policie e cila mësohet se ka arrestuar disa prej të përfshirëve.


Policia kanë përdorur edhe sprej për t`i ndarë personat nga rrahja.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me policinë, por një gjë e tillë ishte e pamundur.