LAJMI I FUNDIT:

Rossi ndjen mungesën e Zarate

Rossi ndjen mungesën e Zarate

Trajneri i Palermos, Delio Rossi, thotë se i mungon ish-sulmuesi i tij te Lazio, Mauro Zarate.

Rossi është lavdëruar për faktin se ka nxjerrë më të mirën nga Zarate sezonin e kaluar kur drejtonte Lazion.

“Më mungon ai. Më mungon pasi kur e filloni një projekt, duhet t’i njihni njerëzit, duhet t’i njihni ata dhe pastaj dëshironi ta çoni atë projekt drejt përfundimit. Mauro menjëherë më bëri për vete me anarkinë, me klasin e tij”.

“Ne shpejt kuptuam se kishim një lojtarë të veçantë në duart tona. Shpejtësia e tij është e jashtëzakonshme. Jam i sigurt se ai do të bëhet kampion”, ka thënë Rossi./Telegrafi/