LAJMI I FUNDIT:

Rooney thotë me shaka se sezoni i Ligës Premier duhet të anulohet, por mendon se Liverpooli duhet të shpallet kampion

Rooney thotë me shaka se sezoni i Ligës Premier duhet të anulohet, por mendon se Liverpooli duhet të shpallet kampion

Wayne Rooney ka bërë shaka duke thënë se do të ishte “mirë” nëse sezoni i Ligës Premier do të anulohej dhe Liverpooli nuk do të shpallej kampion.

Reds kryesojnë kampionatin me një diferencë prej 25 pikëve ndaj Manchester Cityt përpara se liga të pezullohej për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Liverpoolit i duhen vetëm dy fitore të tjera për të siguruar titullin e parë të ligës në 30 vitet e fundit, me futbollin anglez aktualisht të pezulluar deri më 30 prill.


Klubet e Ligës Premier përpilojnë “planin radikal” për t'i zhvilluar të gjitha ndeshjet e mbetura
Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier përpilojnë “planin radikal” për t'i zhvilluar të gjitha ndeshjet e mbetura

Rooney, i cili luajti për rivalët e Liverpoolit, Evertonin dhe Manchester Unitedin, beson se Reds do të fitojnë titullin e ligës këtë sezon.

Por, anglezi nuk ka ngurruar të bëjë shaka në kurriz të Liverpoolit duke thënë se do të ishte mirë që sezoni i Ligës Premier të anulohej.

“Liverpooli do të fitojë Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Rooney për The Sunday Times.

“Por, siç mund ta imagjinoni, unë kam tifozët e Evertonit që më telefonojnë duke thënë: ‘Sezoni duhet të anulohet!’”

Tifozët anglezë kanë votuar se si duhet të përfundojë sezoni i Ligës Premier, rezultate befasuese
Lexo po ashtu Tifozët anglezë kanë votuar se si duhet të përfundojë sezoni i Ligës Premier, rezultate befasuese

“Dhe, natyrisht, si një “Evertonian” dhe dikush që luajti për Manchester Unitedin për 13 vjet, ka pak në mua që mendon se do të ishte mirë të anulohet…”.

“Por jo. Liverpooli ka qenë fantastik. Ata kanë bërë shumë punë. Ata e meritojnë këtë titull”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori