LAJMI I FUNDIT:

Tifozët anglezë kanë votuar se si duhet të përfundojë sezoni i Ligës Premier, rezultate befasuese

Tifozët anglezë kanë votuar se si duhet të përfundojë sezoni i Ligës Premier, rezultate befasuese

Tifozët kanë votuar se si ata duan që sezoni i sezonit të Premier League të vendoset dhe shumica dëshirojnë që ai të shpallet ‘i pavlefshëm’.

Sezoni aktual i Ligës Premier është shtyrë deri së paku më 4 prill për shkak të pandemisë botërore COVID 19/coronavirus.

Aktualisht nuk ka asnjë protokoll që Liga Premier të ndjekë në këtë situatë dhe shumë kanë spekuluar se si do të vendoset liga.

Nëse dështon të përfundojë sezonin, Liga Premier do të kishte humbje të frikshme të parave
Lexo po ashtu Nëse dështon të përfundojë sezonin, Liga Premier do të kishte humbje të frikshme të parave

Disa thonë që sezoni të ndërpritet dhe të shpallet i pavlefshëm, disa tjerë thonë se Liverpooli duhet të shpallet kampion e disa tjerë të vazhdojë pas disa muajve.

Sidoqoftë, një sondazh i Sky Sports News ka zbuluar se si mbi 250 mijë tifozë anglezë duan që ky sezon të vendoset.

Plot 51.5% e tifozëve dëshirojnë që sezoni të shpallet i pavlefshëm dhe të mos figurojë në librat e rekordeve.

27.5% dëshirojnë që tabela e tanishme të shpallet përfundimtare, ndërsa 21.1% duan që liderët aktualë të Liverpoolit t’iu jepet titulli dhe asnjë skuadër të mos bie nga kategoria.

Suspendimi dhe anulimi i sezonit do të ishte jo i ndershëm për ekipin e Jurgen Kloppit.

Kjo pasi ata aktualisht janë dy fitore larg titullit të parë të tyre në Ligën Premier pas 30 viteve, ndërsa kanë një epërsi prej 25 pikëve ndaj vendit të dytë Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori