LAJMI I FUNDIT:

Rooney të mungojë në Botëror?

Rooney të mungojë në Botëror?

Sezoni në Ligën Premier për të tashmë ka përfunduar, por sulmuesi kryesor anglez, Wayne Rooney, është në rrezik permanent që të mungojë dhe në Kampionatin Botëror.

Ky lëndim u paraqit në ndeshjen kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe u zgjerua më pas në takim ndaj Manchester Cityt. Ndërsa, sipas Sunday Mirror, për shkak të këtij dëmtimi në ijë, Rooney do të mungojë sigurt në dy ndeshjet e mbetura të United në Ligën Premier, kurse është në dyshim paraqitja e tij në Botëror.

“Wayne Rooney e lëndoi ijën të enjten. Ne ishim duke bërë ushtrime të thjeshta, kur ai e ndrydhi ijën. Ne e tërhoqëm nga stërvitja dhe tentuam, por nuk ishte e mjaftueshme që ai të kthehej. Do të shohim pas dy ose tre javësh”, është deklarata e Ferguson për këtë dëmtim të Rooneyt. /Telegrafi/