LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Nuk shqetësohem nëse Ronaldo ose Messi nuk janë në KB

Rooney: Nuk shqetësohem nëse Ronaldo ose Messi nuk janë në KB

Wayne Rooney ka deklaruar se nuk i intereson nëse ish-bashkëlojtari i tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo, apo ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të mungojnë në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Anglia tashmë ka siguruar kualifikimin për në Afrikën e Jugut, ndërsa dy superyjet Cristiano Ronaldo (Portugali) dhe Lionel Messi (Argjentinë), shumë lehtë mund të mungojnë në Botërorin 2010.

“Nuk shqetësohem shumë nëse Cristiano ose Messi nuk janë atje. Ne duhet të përqendrohemi te vetvetja, dhe të them të drejtën do të ishte mirë të mos ishte Portugalia atje- sepse në dy kampionatet e fundit na ka eliminuar”, ka thënë Rooney për “The Daily Mirror”.