LAJMI I FUNDIT:

Rooney luan ndaj Bayernit?

Rooney luan ndaj Bayernit?

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, shpreson që të realizojë një rikthim shokues duke u paraqitur në sfidën vendimtare ndaj Bayern Munichut, të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sunday Mirror shkruan se sulmuesi anglez nuk dëshiron që ta humbasë ndeshjen e vitit dhe është në gjendje të sakrifikojë veten për t’u paraqitur.

Sipas mediave angleze, Rooney do të kërkojë nga Ferguson që ta inkuadrojë në lojë, edhe pse pritet që ky i fundit të mos ia plotësojë dëshirën, pasi që nuk dëshiron ta rrezikojë sulmuesin kryesor.

Rooney ka kohë deri të martën për t’u rikuperuar, nëse deri atëherë nuk përmirësohet gjendja e tij, rikthimi i tij do të jetë vetëm një dëshirë e parealizueshme. /Telegrafi/