LAJMI I FUNDIT:

Rooney: City është konkurrent për titull

Rooney: City është konkurrent për titull

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se harxhimet e mëdha të Manchester Cityt e bëjnë atë një sfidues për titullin e këtij sezoni.

Derisa shumica në Old Trafford e kanë eliminuar Cityn nga lista, Rooney ka thënë se rivali i qytetit është në të njëjtin nivel me Arsenalin, sa i takon shanseve për të fituar titullin e ligës.

“Manchester City ka filluar sezonin vërtet mirë, ata kanë blerë disa lojtarë shumë të mirë. Nuk shoh arsye se pse ata të mos jenë sfidues së bashku me Arsenalin”, ka thënë Rooney.

“Burimet financiare të cilat City i ka në dispozicion, i japin vërtet një shans të mirë. Ata kanë shans të jeni në top pesëshe”, ka shtuar sulmuesi anglez./Telegrafi/