LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo së paku dy javë jashtë fushe

Ronaldo së paku dy javë jashtë fushe

Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Portugalisë kundër Maltës, duke qenë se ka pësuar një lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushe së paku dy javë.

Superylli i Real Madridit sapo u rikuperua nga një problem me nyje për të luajtur kundër Hungarisë, mirëpo ai u zëvendësua pas vetëm 26 minutash lojë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u vërejt se lëndimi është paksa më serioz sesa u mendua fillimisht, ashtu që nuk do të mund të luajë së paku dy javë.