LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mund të mungojë ndaj Sevillas

Ronaldo mund të mungojë ndaj Sevillas

Cristiano Ronaldo ka pësuar një goditje gjatë ndeshjes së të mërkurës mbrëma kundër Marseille në Ligën e Kampionëve, kështu që është në dyshim për t’u paraqitur në ndeshjen kundër Sevilla.

Mbrëmë në Bernabeu, Reali fitoi një penallti si pasojë e ndërhyrjes në Ronaldon, mirëpo portugezi ka pësuar një lëndim, i cili mund ta mbajë jashtë fushe të dielën, kur Mbretërit e kanë provën e parë të vërtetë të sezonit në La Liga.

Ekipi mjekësor i Los Blancos ka bërë ekzaminimet e nevojshme dhe në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se Ronaldo do të mungojë së paku në ndeshjen që do të zhvillohet në Sanchez Pizjuan.