LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Ky sezon ishte frustrues

Ronaldo: Ky sezon ishte frustrues

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij se si përfundoi sezoni 2009/2010, duke pranuar se sezoni i tij i parë në Spanjë është më se frustrues.

“Shpresoj të festoj më shumë fitore sezonin e ardhshëm. Jose Mourinho është fitues. Këtë sezon unë isha i frustruar dhe shumë i pikëlluar, por unë parashikoj që sezoni i ardhshëm të jetë krejtësisht ndryshe”, ka thënë Ronaldo.

Real Madridi këtë sezon përkundër shpenzimeve enorme (250 milionë euro), mbeti pa asnjë titull, duke u eliminuar nga Lyoni në Ligën e Kampionëve dhe nga skuadra e divizionit të dytë, Alcorcon, në Coppa del Rey. /Telegrafi/