LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ia premton La Ligan Perezit

Ronaldo ia premton La Ligan Perezit

Mesfushori portugez, Cristiano Ronaldo, i ka premtuar presidentit të klubit, Florentino Perez, se ata do të triumfojnë në La Liga këtë sezon.

Pas ardhjes së Perez në stolin e presidentit dhe investimit prej 250 milionë eurove në përforcime të reja, qëllimi i Realit ishte të fitohen tre titujt. Por mbretërit shpejt u zhgënjyen duke u eliminuar nga Copa del Rey dhe së fundi edhe nga Liga e Kampionëve.

Mundësia e vetme për titull ka mbetur La Liga dhe sipas Marca në takimin e fundit në mes të Perez dhe futbollistëve, Ronaldo i ka premtuar atij se ata do ta fitojmë kampionatin.

Gazeta shkruan se ish-ylli i Manchetser United i ka thënë Perez të qëndrojë ‘i qetë’ dhe e ka siguruar se ata ‘do ta fitojnë La Ligën’.


Për momentin Real Madridi është në maje të tabelës së kampionatit spanjoll me numër të njëjtë të pikëve me kampionin aktual, Barcelonën./Telegrafi/