LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i gatshëm këtë vikend

Ronaldo i gatshëm këtë vikend

Tifozët e Real Madridit mund të marrim frymë më lehtë, pasi që Cristiano Ronaldo shumë shpejtë do të jetë në gjendje të luajë për klubin e tyre të zemrës.

Nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare të klubit, Los Merengues kanë njoftuar se portugezi do të jetë i rikuperuar plotësisht deri të premten.

Megjithatë, duke qenë se Ronaldo nuk ka luajtur qe një kohë, ndoshta trajneri Manuel Pellegrini nuk do ta inkuadrojë në lojë në ndeshjen kundër Racing Santanderit, mirëpo pritet që ai të inkuadrohet në fushë kundër Cyrihut, në Ligën e Kampionëve, ashtu që të jetë i gatshëm para ‘el Clasico’. /Telegrafi/