LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Dua trofe me fanellën e Realit

Ronaldo: Dua trofe me fanellën e Realit

Cristiano Ronaldo thotë se është më shumë i interesuar që të fitojë trofe me Real Madridin sesa të shpallet golashënues më i mirë në La Liga.

“Jam i sigurt se do ta fitojmë titullin. Është me rëndësi të shqetësohemi vetëm për veten tonë dhe të vazhdojmë në mënyrë të njëjtë. Besojmë në shanset tona”, ka thënë portugezi për AS.

Sa i përket titullit të golashënuesit më të mirë, Ronaldo ka thënë: “Nuk shqetësohem për të. Dua të fitoj trofe kolektive me Real Madridin”. /Telegrafi/