LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Dua Mourinho ta fitojë LK

Ronaldo: Dua Mourinho ta fitojë LK

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të flasë për mundësinë që Jose Mourinho të kalojë në Real Madrid, por dëshiron që bashkëkombasi i tij të triumfojë në Ligën e Kampionëve sonte me Interin.

"Titujt e fituar në Serie A vetë flasin për kualitetet e tij. Por tash nuk është koha për ta diskutuar këtë. Unë jam i fokusuar vetëm në atë si të kem paraqitje të mirë në Kupën Botërore me Portugalinë dhe jo se cilët lojtarë do t’i blejë Reali ose cilin trajner do ta angazhojë".

"Unë vetëm mund të them se i dëshiroj Mourinhos të gjitha të mirat në finalen e Ligës së Kampionëve. ai është portugez, si edhe unë, andaj dua ta fitojë Ligën e Kampionëve", ka thënë Ronaldo. /Telegafi/