LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo bëri gjestin e dylbive pas pakënaqësive ndaj gjyqtarit

Ronaldo bëri gjestin e dylbive pas pakënaqësive ndaj gjyqtarit
(Foto: Screenshot/Twitter/Mirror Football)

Cristiano Ronaldo nuk arriti t’i ndihmonte Manchester Unitedit që ta kalonte Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq u eliminuan pas fitores së Los Rojiblancos në Old Trafford (1-0), ndërkohë që sfida e parë në Wanda Metropolitano ishte mbyllur baras (1-1).

Superylli portugez pati reagime kundrejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjatë gjithë 90 minutave për shkak të ndërhyrjeve të lojtarëve kundërshtarë.


(Foto: Screenshot/Twitter)

Të zgjedhurit e Diego Simeones bënë lojë fizike kundrejt 37-vjeçarit, i cili ishte vazhdimisht i nevrikosur.

Bëhet viral momenti kur Ronaldo dhe Maguire goditën kokë më kokë me njëri-tjetrin gjatë një goditje këndi të Manchester United
Lexo po ashtu Bëhet viral momenti kur Ronaldo dhe Maguire goditën kokë më kokë me njëri-tjetrin gjatë një goditje këndi të Manchester United

E gjitha kulmoi në momentin e golit të Renan Lodi, sepse pati reagime që kishte ndërhyrje të palejuar në dëm Anthony Elangas gjatë ndërtimit të aksionit.

As gjyqtari kryesor i takimit e as dhoma e VAR-it nuk panë asgjë të gabuar në këtë aksion, porse Ronaldo mendoi ndryshe.

CR7 bërtiste në drejtim të gjyqtarit, derisa futbollistët e Atleticos festonin. Në një moment të shprehjes së zhgënjimit kur loja ishte gati të rifillonte nga mesi i fushës, Cristiano e bëri gjestin e dylbive për të sugjeruar se gjyqtari nuk e pa një ndërhyrje të qartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori