LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo arrin shifrën zyrtare të 300 golave në La Liga, këtë e bëri më shpejt se Messi

Ronaldo arrin shifrën zyrtare të 300 golave në La Liga, këtë e bëri më shpejt se Messi
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi (Getty Images)

Cristiano Ronaldo vendosi të shtunën në La Liga në histori të ri, pasi u bë vetëm lojtari i dytë që arrin të shënoj 300 gola në këtë garë.

Ylli i Realit të Madridit u asistua në minutën e fundit të pjesës së parë nga Karim Benzema për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 2-0 kundër Getafes në Santiago Bernabeu, ndërsa më vonë shënoi edhe golin e dytë personal.

Ky gol do të thotë se ai tani ka arritur në shifrën e 300 golave në kampionatin e lartë spanjoll, duke u bërë njeriu i dytë që arrin këtë shifër.


Reali nuk gabon ndaj Getafes, fitore që i jep zemër Los Blancos para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së
Lexo po ashtu Reali nuk gabon ndaj Getafes, fitore që i jep zemër Los Blancos para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së

I pari ishte Lionel Messi, por ylli portugez arrit këtë shifër të golave në kohë rekord.

CR7 dhe Messi janë duke thyer rekorde çdo ditë e më shumë

Messi kishte nevojë për 334 ndeshje për të arritur 300 gola me Barcelonën, ndërsa Ronaldo e ka arritur suksesin në vetëm 286 ndeshje.

Festa e CR7 pas golit të shënuar (Getty Images)

Sulmuesi i Portugalisë ka shënuar më shumë se një gol në ndeshje që kur u bashkua me Real Madridin në vitin 2009, një raport i pashembullt në historinë e ligave më të larta të Evropës.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas, Messi, me 372 gola në Ligë arrin ende të mbaj një epërsi të shëndetshme në tabelat e përgjithshme të rezultateve.

Real Madrid 3-1 Getafe, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Real Madrid 3-1 Getafe, notat e lojtarëve

Getafe ka qenë prej kohësh një nga kundërshtarët më të preferuar të Ronaldos në fanellën e Blanco, pasi portugezi iu ka shënuar plot 22 herë.

Ronaldo ka shënuar në 12 nga 15 takimet e tij me Getafe, duke shënuar het-trik në katër raste. /Telegrafi/