LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho: Serie A më e vështirë se La Liga

Ronaldinho: Serie A më e vështirë se La Liga

Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, ka pranuar se e ka shumë të vështirë të luajë në Serie A, në krahasim me kohën kur luante në La Liga.

Sipas brazilianit, kjo ndodh për faktin se mbrojtësit janë më të fortë dhe i mbyllin hapësirat shumë më shpejt sesa në Spanjë.

“Nuk është problemi nëse luaj përpara, majtas ose djathtas. Po e përsëris, problemi qëndron aty se nuk ka shumë hapësirë”, ka thënë Ronaldinho, duke mohuar se ekziston ndonjë problem me trajnerin Leonardo./Telegrafi/