LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho fiton çmimin Këmba e Artë

Ronaldinho fiton çmimin Këmba e Artë

Ylli brazilian i Milanit, Ronaldinho, këtë vit është shpallur fitues i çmimit "Këmba e Artë", i cili i është ndarë në Monako.

Ky çmim prestigjioz iu ndahet lojtarëve më të vjetër se 29 vjeç, ndërsa vlerëson personalitetin e lojtarëve, së bashku me arritjet individuale dhe me klubet e tyre.

Lojtari e fiton këtë çmim vetëm njëherë, ndërsa mund të nominohet disa herë, siç është shembulli i David Beckham, i cili është nominuar çdo herë.

Konkurrentët e Ronaldinhos këtë sezon ishin: Gianluigi Buffon (Itali), Luis Figo (Portugali) Steven Gerrard (Angli), Ryan Giggs (Uels), Thierry Henry (Francë), Raul Gonzalez Blanco (Spanjë), Francesco Totti (Itali), David Beckham (Angli) dhe David Trezeguet (Francë).


Ky çmim ndahet që nga viti 2003, ndërsa braziliani iu është bashkëngjitur emrave të mëdhenj të futbollit botëror që e kanë fituar më parë:

Roberto Carlos (2008)
Alessandro Del Piero (2007)
Ronaldo (2006)
Andriy Shevchenko (2005)
Pavel Nedved (2004)
Roberto Baggio (2003)

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Premier League
Kalo në kategori