LAJMI I FUNDIT:

Roma – Milan përfundon pa gola

Roma – Milan përfundon pa gola

Derbi i Serie A në mes të Romës dhe Milanit ka përfunduar pa fitues dhe pa asnjë gol të shënuar.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e ekuilibruar me edhe gjallorosët dhe rosonerët që kishin rastet e tyre, ndërsa pjesa e dytë ishte më shumë në favor të mysafirëve nga Milani, por që nuk arritën t’i konkretizojnë.

Vendasit patën rastin të shënojnë në çastet e fundit të takimit, por goditja nga distanca e John Arne Riise u mbrojt nga portieri Christian Abbiati.

Me nga një pikë të fituar nga secili ekip, renditja në tabelë nuk do të ndryshojë. Milani do të qëndrojë në pozitën e dytë me 55 pikë, tre më shumë se Roma që ka 52 pikë.


Interi mund të jetë fituesi më i madh nga ky barazim, pasi ka mundësi të shtojë avantazhin ndaj dy ndjekësve në gjashtë respektivisht nëntë pikë, nëse nesër shënon fitore në takimin si vendas i Genoas./Telegrafi/