LAJMI I FUNDIT:

Roja e sigurisë “harron” pse ishte aty – sapo fillon muzika, fillon të vallëzojë (Video)

Roja e sigurisë “harron” pse ishte aty – sapo fillon muzika, fillon të vallëzojë (Video)

Pamjet e një vallëzimi të një roje të sigurisë me muzikën e të famshmit Michael Jackson në një lojë të Kontinental Hockey League (KHL) në Lindjen e Largët të Rusisë është bërë hit në mbarë botën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja është bërë në stadiumin Platinum, i cili ka vende për 7,100 tifozë, në qytetin e Khabarovsk.

Gjatë një pushimi në lojë mes vendasve Amur Khabarovsk dhe HC Sibir Novosibirsk, roja e sigurisë fillimisht shihet “i ashpër me fytyrë të përqendruar” – derisa ai “provokohet nga muzika”.


Pas kësaj, fytyra e tij ndryshon dhe fillon të vallëzojë së bashku me hitin e vitit 1983, që njihet si një nga hitet më të mëdha të të gjitha kohërave – për vallëzim. /Telegrafi/