LAJMI I FUNDIT:

Robson: United do ta fitojë titullin sezonin e ardhshëm

Robson: United do ta fitojë titullin sezonin e ardhshëm

Legjenda e Manchester Unitedit, Bryan Robson, nuk dyshon se njerëzit e drejtuar nga Sir Alex Ferguson do t’ia marrin titullin Chelseat sezonin e ardhshëm.

“Jam i sigurt se United do të kthehet më i fortë sezonin e ardhshëm dhe do të mendojë se si ta kthejë titullin në shtëpi. Ju duhet pak fat për të fituar trofe dhe kjo është ajo që ka pasur United tre vitet e kaluara, me pak lëndime, duke bërë që trajneri të luajë me formacionin më të mirë”.

“Por, fati u mungoi atyre këtë vit për shkak të lëndimeve, sidomos në mbrojtje. Ai nuk i pati opsionet e duhura kështu që kjo i kushtoi atij. Në të njëjtën kohë, ai (Ferguson), u dha mundësi të rinjve që të luajnë, ndërsa përvoja e tyre pritet të shihet sezonin e ardhshëm”.

“Mund të thoni që kartoni i kuq i Rafael Da Silvas ndaj Bayernit, i kushtoi Unitedit Ligën e Kampionëve, por ai do të mësojë nga ajo”, tha ish-kapiteni Robson për Sunday Mirror. /Telegrafi/