LAJMI I FUNDIT:

Robinho te Barca në janar?

Robinho te Barca në janar?

Sipas njoftimeve të reja, sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, do të kalojë te Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas “Sport”, në dhjetor pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet dy klubeve, kur presidenti i Barcës, Joan Laporta, do të takohet me zyrtarët e Cityt në Abu Dhabi gjatë garës për Kupën e Botës për Klube.

Katalunasit planifikojnë ta huazojnë brazilianin në janar me mundësinë për ta blerë atë në fund të sezonit, mirëpo ‘pasanikët’ duket se dëshirojnë ta shesin përnjëherë 25-vjeçarin, gjë që mund ta bllokojë transferimin.