LAJMI I FUNDIT:

Robben: Presioni është mbi United

Robben: Presioni është mbi United

Arjen Robben thotë se presioni është mbi Manchester United në prag të takimit të nesërm kur Bayern Munich viziton djajtë e kuq në Old Trafford.

Robben, i cili është duke luftuar për t’u paraqitur në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mungoi në të parën, beson se Bayerni mund të shtojë presionin në United nëse shënon një gol në udhëtim.

“Presioni është i madh në kraharorin e lojtarëve të United. Ata e dinë se e gjithë çfarë kemi nevojë ne është një gol dhe ndeshja mund të përfundojë. Ata do ta kenë po thuajse të pamundur të rikthehen nga ajo. Ne tashmë kemi treguar se mund ta mposhtim ekipin anglez dhe jemi të sigurt se mund ta bëjmë këtë përsëri”, ka thënë Robben. /Telegrafi/