LAJMI I FUNDIT:

Robben mungon ndaj Danimarkës

Robben mungon ndaj Danimarkës

Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka konfirmuar se anësori kreativ Arjen Robben nuk do të rikthehet në kohë për ndeshjen e parë të Holandës ndaj Danimarkës më 14 qershor.

Robben është dëmtuar në kofshë në sfidën miqësore ndaj Hungarisë, të cilën Holanda e fitoi me rezultat të thellë 6-1.

“Arjen Robben nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Danimarkës. Ai mezi ka luajtur që prej humbjes së Bayernit në finalen e Ligës së Kampionëve, prandaj nuk dua ta rrezikoj. Ai ka një lëndim mjaft serioz dhe është pothuajse e pamundur që të rikthehet në formën më të mirë fizike aq shpejtë. Ai do të udhëtojë në Afrikën e Jugut ditët në vijim dhe do të di saktësisht se kur do të rikthehet”.

“Synimi ynë është që ta bëjmë të gatshëm për Botërorin në vazhdim. Nuk dua të përcaktoj një datë të rikthimit. Ne duhet të jemi të durueshëm. Tani na intereson vetëm shëndeti i lojtarit”, deklaroi Bert van Marwijk. /Telegrafi/