LAJMI I FUNDIT:

Robben: Manchester ishte më i mirë

Robben: Manchester ishte më i mirë

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka qenë i ngazëllyer me golin e tij të shkëlqyeshëm të shënuar në ndeshjen kundër Manchester United.

Goli i holandezit doli të jetë vendimtar për kualifikimin e Bayernit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se bavarezët u mposhtën me rezultat 3-2.

“Kur ishim 3-0 në disavantazh mendova se do të jetë një mbrëmje e vështirë. Por 3-0, ishte e njëjta sikur 2-0. Ne duhej të shënonim gola. Goli i Olic na dha shpresa se mund të vazhdojmë”.

“Duhet të jemi të sinqertë. Ata ishin ekip më i mirë në fillim, me gjithë atmosferën. E pash që Franck Ribery më pa në kënd. E dija se topi do të vinte rrotull meje. U përpoqa të qëndroj i qetë. Mund të përdorni forcën ose teknikën. Unë u përpoqa ta përdor teknikën. Dhe, funksionoi”, ka thënë Robben. /Telegrafi/