LAJMI I FUNDIT:

Robben do të mungojë një muaj

Robben do të mungojë një muaj

Bayern Munichu nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Arjen Robbenit për një muaj, si pasojë e lëndimit të gjurit.

“Nuk është ndonjë lëndim shumë i keq. Menisku dhe ligamentet nuk janë prekur. Fatmirësisht, Bundesliga do të bëjë një pushim për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare vikendin e ardhshëm”, ka thënë trajneri i Bayernit, Luis Van Gaal, për faqen zyrtare të klubit.

Holandezi pësoi një lëndim në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, me ç’rast u detyrua të largohej nga fusha.