LAJMI I FUNDIT:

Robben: Bayerni nuk është ekip i madh

Robben: Bayerni nuk është ekip i madh

Përkundër faktit që Bayern Munichu ka qenë një ndër forcat kryesore evropiane këtë sezon, anësori Arjen Robben shprehet të jetë i kënaqur me sezonin e kaluar, por nuk mendon se ekipi për të cilin luan ai është i madh.

“Natyrisht, ne kemi një ekip shumë të mirë. Por ne ende nuk jemi një ekip i madh. Kemi qenë shumë të suksesshëm këtë sezon, por ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar. E kemi zvogëluar distancën me Barcelonën, por ata janë ekip shumë më i mirë se ne. Kombinimet tona duhet të bëhen më shpejtë dhe duhet të ndërrojmë më shpesh pozitat”.

“Ne duhet të bëjmë transferime kualitative këtë verë nëse dëshirojmë të shkojmë përsëri larg në Ligën e Kampionëve. Ne gjithnjë mund të bëhemi më të mirë”, ka thënë Robben për Kicker. /Telegrafi/