LAJMI I FUNDIT:

Rishikohet buxheti, nëntë miliardë lekë më pak investime

Rishikohet buxheti, nëntë miliardë lekë më pak investime

Ministria e Financave e Shqipërisë ka konkretizuar draftin e rishikimit të buxhetit 2011 me parametrat e tij të rinj. Në draftin e buxhetit të rishikuar është parashikuar që zëri i investimeve të shkurtohet me 9.3 miliardë lekë, ndërsa fondi total i shkurtimeve do të jetë rreth 16 miliardë lekë më pak, krahasuar me parashikimin e fillimit të këtij viti.

Shkurtimet që prekin zërin e investimeve janë shqyrtuar me specialistë të Ministrive të linjës për projektet e mundshme ku do të ndërhyhet. Sektorët që do të preken më tepër, do të jenë arsimi dhe shëndetësia, ndërsa rrugët dhe ujësjellësit nuk pësojnë ndryshime nga planifikimi i fillim vitit. Investimet në buxhetin e fillim vitit ishin 82.5 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e buxhetit të gjysmës së dytë të vitit ato do të jenë në vlerën 73.2 miliardë lekë.

Kryeministri Berisha, është shprehur se, me ndryshimet në buxhet do të ulen shpenzimet për çdo institucion, ndërsa është premtuar se edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve./Telegrafi/