“Siç është e njohur, Ali Pasha, i cili më 1803 ishte emëruar bejlerbej i Rumelisë, në vitin 1807 ia doli që të emëronte dy djemtë e tij, Miftar Pashën dhe Veli Pashën, komandantë të Trikalës në Thesali dhe Tripolit (Tripoliçe) në Peloponez. Dominimi total i Ali Pashës, krahas shpronësimit të pronarëve të mëdhenj që ishin kundërshtarë të tij dhe caktimit të aramatolikës (αρματολίκια) që të funksiononte në favor të fraksioneve që ishin nën kontroll të tij të drejtpërdrejtë, shkaktuan reagime në elitat lokale.
Në të vërtetë, në vitin 1808, dy rebelime ndodhën në Thesali dhe në Peloponez të cilat u aktivizuan nga prezenca franceze në ujdhesat e Jonit, por të cilat morën referencë ideologjike dhe politike ndaj Revolucionit Serb që kishte eksploduar para pak kohësh. Kjo pati qëllim politik në drejtim të heqjes së hegjemonisë së Ali Pashës në pjesën jugore të siujdhesës ballkanike.
Para së të vazhdojmë më tutje, në këtë pikë duhet t’i identifikojmë dy ngjashmëri të mëdha të këtyre rebelimeve me atë serbe. Së pari: asnjëra nga këto rebelime nuk kërkonte që të ishte kundër sundimit otoman, por ishte kundër menaxhimit të ‘korruptuar’ të djemve të Ali Pashës. Të rebeluarit orvateshin të themelonin legjitimitetin e balancës së bashkekzistencës së popullatës së krishterë me atë myslimane. Gjithsesi, kjo ishte karakteristika themelore e Revolucionit Serb që është fakt se nuk lindi menjëherë si nacionalist po si kërkesë për rikthimin e legjitimitetit otoman (diçka të cilin Milosh Obrenoviqi do ta eksploatonte politikisht në fazën ë dytë) dhe kjo mund të na çojë në kryengritjen e fshatarëve rumunë në Transilvani që u bë nën udhëheqjen u fshatarëve rumunë nga Vasile Horea dhe Ioan Closça kundër pronarëve të tokave në dimrin e viteve 1784-85.
Së dyti, sikur në rastin serb ku ‘statusi në status’ i autonomisë së Osman Pazvantoglut të Vidinit ishte definuar për udhëzimet për rebelim, në rastin e rebelimeve në Thesali dhe Peloponez luajti rol vendimtar në kryengritjen separatiste kundër Ali Pashës së Janinës. Natyrisht, rezultati ishte ndryshe: përfshirja e Pazvantoglut e forcoi kryengritjen e Sanxhakut të Beogradit, kurse djemtë e Ali Pashës ia dolën që ta shtypnin shpejt dhe me efikasitet revoltën mu në zemër të tokës greke.
Por, këto ngjashmëri nuk duhet ta largojnë vëmendjen nga një dallimi i madh të rebelimit që ndodhi në Peloponez. Bashkëpunimi dhe qasja e fisnikëve të krishterë me ata myslimanë, që u bë nën kujdesin francez, rezultoi në diskutimet që, sipas disa hulumtuesve, mund të çonte në nxjerrjen e një kodi të ligjeve në mes dy palëve. Për fat të keq, teksti i kësaj marrëveshje finale ende nuk është gjetur, por është e sigurt se të dy palët janë pajtuar që ta hiqnin nga pushteti Veli Pashën; janë pajtuar për një qeveri të përfaqësuar në mënyrë të barabartë nga myslimanët dhe të krishterët (dy palët nga 12 anëtarë). Megjithatë, ky partneritet duket se ka marrë një prapavijë ideologjike pasi që, sipas Kolokotronisit, të dy palët janë pajtuar për flamur të përbashkët që do ta paraqiste kryqin së bashku me hënën. Sipas Kolokotronisit:
‘Flamuri jonë do ta ketë hënën në njerën anë dhe kryqin në anën tjetër […]. Nëse ne do ta pushtonim Peloponezin, do t’i raportonim sulltanit për t’i treguar se rebelimi nuk ishte kundër tij por kundër Veli Pashës – ky ishte plani.’
Megjithatë, qëllimi maksimal i revolucionarëve në bërje, ishte autonomia nga Porta e Lartë, sipas modelit serb, siç u përmend më lart.”
Kjo që lexuat më lartë është pjesë e një punimi shkencor që është bërë nga një historian grek, i cili quhet Dimitris Stamatopoulos. E përktheva dhe e solla për shumë arsye. Së pari, punimi është i shkruar në një gjuhë solide akademike, i hulumtuar mirë dhe si i tillë për çdo lakmi. Së dyti, ky historian i njohur në Greqi dhe më gjerë, revidon historinë zyrtare greke. Kjo shihet nga mënyra sesi i paraqet kryengritjet e para në Greqi të cilat, në fakt nuk kanë patur aspak karakter nacionalist pasi që u mungonte kërkesa për autonomi apo pavarësi. Pra, ky është realiteti dhe duhet të thuhet se kohëve të fundit ekziston një plejadë e konsiderueshme e historianëve grekë që kanë filluar këtë pjesë të historisë së tyre ta paraqesin në mënyrë neutrale dhe duke i ikur nacionalizmit që e dikton mënyrën e të shkruarit të historisë në Ballkan e cila ende, me të madhe, zbatohet nga serbët, shqiptarët, maqedonët dhe malazezët.
Megjithatë, te këta historianë grekë, përfshirë autorin në fjalë, ka mungesa serioze në drejtim të prezantimit të lidhjes së kësaj historie me atë shqiptare. Historia shqiptare ka filluar të zë vend, por ende injorohet në masë të madhe. Në këtë punim askund nuk bëhet me dije për Ali Pashën dhe djemtë e tij që ishin shqiptarë. Autori po ashtu i ikë faktit që Pashallëku i Janinës, të cilin Ali Pasha e kishte zgjeruar duke e vënë në sundim një pjesë të madhe të Greqisë së sotme, ta quajë si njësi politike të pavarur nga sundimi i Portës së Lartë apo sulltanit.
Lexuesi i arsimuar në histori, nga ky punim e ka të qartë një gjë tejet të rëndësishme. Në kohën kur serbët dhe grekët ishin rebeluar, shqiptarët e kishin shtetin e pavarur nga Porta. Kjo ishte koha kur serbët dhe grekët kërkonin përmirësim të pushtetit e jo autonomi e kurrsesi pavarësi. Natyrisht, gjërat më vonë morën kah tjetër, por fillimi ishte mu kështu siç e përshkruan historiani grek. Por, problemi qëndron në faktin se historinë nuk e lexojnë vetëm të arsimuarit e fushave përkatëse.
Një gjë tjetër që duhet të thuhet është se historianët grekë, kohëve të fundit, janë duke prodhuar numër të madh të punimeve shkencore të cilat botohen kryesisht në revista me renome në gjuhën angleze. Nga një hulumtim i shkurtër mund të shihet se në Greqi ka shumë institute dhe universitete të cilat ndajnë mjete të mëdha për buxhet të cilat shfrytëzohen për hulumtime të historisë ballkanike.
Në Kosovë dhe Shqipëri ekziston një përshtypje se as që jemi duke menduar për këtë punë. Në mesin tonë ka njerëz që mund ta bëjnë këtë punë në mënyrë të shkëlqyeshme, por ata injorohen apo anashkalohen nga institute tona, nëse ato ekzistojnë. Për punë të këtilla duhet jo vetëm buxhet i cili duhet t’i mbulojë hulumtimet, por edhe përkrahje morale. Që të dyja mungojnë dhe ne mundemi të merremi me këto punë vetëm në mënyrë sporadike gjë që nuk krijon ndonjë peshë të madhe.
Ndërkohë, historianët grekë ecin përpara, siç ka ecur vazhdimisht edhe shteti i tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme