LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i historisë së Shqipërisë

Rishikimi i historisë së Shqipërisë

Projekti i shkrimit të historisë zyrtare të Shqipërisë i është nënshtruar procesit të një rishikimi rrënjësor, deklaron Beqir Meta, autor dhe redaktor përgjegjës.

Teksa flet për procesin e punës në hartimin e dy vëllimeve, vëllimit tre dhe katër që do të plotësojnë korpusin e plotë të botimit akademik të historisë Shqipërisë, Meta në emër të institucionit të Akademisë së Studimeve Albanologjike bën transparente punën e përfunduar nga 40 autorë pjesëmarrës.

Ballafaqimi ndaj historiografisë komuniste, ka qenë në themel të punës, sipas deklaratës së tij, që do të vijë në dy vëllimet e reja me përmbysje të tezave ku në fokus të tyre është edhe rishikimi i figurave protagoniste të historisë, si Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Mehdi Frashëri, Fan Noli, e personalitete të tjera të pavarësisë apo të luftës së Dytë Botërore. Ndërsa dy vëllimet janë bërë gati për botim, në to është shkruar e bardhë mbi të zezë përgjigja finale e atyre debateve që u ndezën gjatë vitit 2008, nga Parlamenti, në mediat zyrtare dhe ato të shkruara për çështjet e rishikimit të ngjarjeve më të mëdha të historisë së Shqipërisë. Çfarë do të ndryshojë? Cilat janë burimet që përmbysin tezat në variantin katërvllimësh të historisë së Shqipërisë? Si u përfshinë në librin e madh historia e munguar e Çamërisë dhe çfarë thonë burimet greke për njohjen e saj? Për këto e shumë tema të tjera, përgjigjen e jep akademiku Meta.


Intervistën mund ta shihni në videon e postuar më poshtë. /Report TV/