LAJMI I FUNDIT:

Riise: Roma do përfitojë nga largimi i Mourinhos

Riise: Roma do përfitojë nga largimi i Mourinhos

John Arne Riise është plot besim se Roma do të ketë gjasa më të mëdha për të fituar Scudetton sezonin e ardhshëm, pas largimit të Jose Mourinhos nga kampioni aktual, Inter.

“Ai e ka dëshmuar që është trajneri më i mirë. Pa të, Roma do të përfitojë”, theksoi norvegjezi për Dagbladet.

Roma ishte shumë pranë që t’ia marrë titullin Interit, mirëpo këta të fundit treguan edhe njëherë forcën dominuese në Serie A. /Telegrafi/