LAJMI I FUNDIT:

Riera kritikon Benitezin

Riera kritikon Benitezin

Mesfushori i Liverpoolit, Albert Riera, është shprehur të jetë i frustruar me trajnerin e tij, Rafael Benitez, për shkak se ky i fundit komunikon pak me skuadrën dhe se kjo po e dëmton skuadrën nga Anfield.

“Kur trajneri nuk ju thotë asgjë dhe ju jeni mirë, pa probleme fizike dhe stërviteni mirë, ju nuk mund të ndihmoni skuadrën pasi që mendoni se është ndonjë çështje personale”.

“Nëse unë po bëj diçka keq, dhe ti je trajneri im, dhe më vlerëson, atëherë duhet të vish dhe të më thuash se çfarë të bëj për të luajtur përsëri. Kjo më dhemb”.

“Ju po shihni se ekipi nuk po luan mirë dhe nuk po ka ndryshime. Është frustruese pasi që mund t’i ndihmoni ekipit. Unë që dy vite punoj me Benitezin. Nuk e kam parë kurrë të flasë me ndonjë lojtar. Mendon se ai është në nivel të detyrës dhe se gjithçka tjetër do të hasë në vesh të shurdhër. Dialogu i tij me lojtarët është praktikisht zero”, ka thënë Riera për Radio Marca. /Telegrafi/