LAJMI I FUNDIT:

Ribery: Rooney ruan Unitedin

Ribery: Rooney ruan Unitedin

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, duket të ketë mendime të ngjashme me Arjen Robbenin kur bëhet fjalë për Wayne Rooneyn, pasi që edhe francezi thotë se United varet nga Rooney.

“Rooney po e ruan Unitedin këtë sezon. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tij. Ai po kalon sezon fantastik dhe jam i lumtur për të. Ai është lojtar që më pëlqen shumë”.

“Ai është i uritur. Ai jep gjithçka për ekipin. Ai hyn nëpër duele, mbron, sulmon dhe shënon gola. Ai është me plot besim në vete”, tha Ribery.

I pyetur për gjasat e Bayernit në duelin e të martës ndaj Manchester Unitedit, Ribery shprehet të jetë mjaft optimist edhe pse është i dyshimtë për shkak të një dëmtimi në kavilje.


“E tërë bota na sheh të humbur por unë mendoj se kemi gjasa. Ne kemi një ekip mjaft të mirë për të besuar në kualifikim”, përfundoi Ribery. /Telegrafi/