LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi lirohet me shumë kufizime

Rexhepi lirohet me shumë kufizime

Edhe EULEX-i nëpërmjet një komunikate për media e ka konfirmuar lirimin e ish-guvernatorit Hashim Rexhepi, të cilit i janë dhënë disa masa kufizuese.

Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ka liruar ish-Guvernatorin e Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, nga paraburgimi, por i ka caktuar një numër të masave kufizuese si alternativë e paraburgimit.

Sipas EULEX-it lirimi i Rexhepit u bë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku thuhej se janë siguruar prova materiale të mjaftueshme për “Rastin Banka Qendrore” dhe se lirimi nga paraburgimi është në përputhje me strategjinë e përgjithshme të prokurorisë.

“Hashim Rexhepi vazhdon të jetë nën hetime. Akuzat në këtë rast kanë të bëjnë me: keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit, larje parash, shmangie tatimi dhe marrje e mitos”.


Gjykatësi i ka caktuar një numër të masave kufizuese të pandehurit. Këto masa përfshijnë:

Rexhepit i wshtw ndaluar t’i afrohet objekteve të Bankës Qendrore të Kosovës si dhe të kontaktojë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me të pandehurit tjerë, me ndonjë të punësuar apo të ish-punësuar, drejtorët, anëtarët e bordit dhe pronarët e një numri të kompanive, institucioneve dhe organizatave që janë pjesë e hetimeve.

I pandehuri ka paguar shumën prej 20 mijë euro si pjesë e dorëzanisë për lirimin e tij me kusht, po ashtu EULEX-i ka njoftuar se Ish-Guvernatorit të BQK-së Hashim Rexhepit i janë konfiskuar të gjitha dokumentet e udhëtimit, si dhe është i obliguar që të paraqitet në stacionin e policisë në Prishtinë një herë në javë. /Telegrafi/