Manastiri i Shën Kollit, i njohur ndryshe edhe si Manastiri i Mesopotamit, monument kulture i kategorisë së pare i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Mesopotam në rrethin e Sarandës, fare pranë qytetin antik të Finiqit, do t’i nënshtrohet procesit restaurues. Kryeministri Edi Rama ka uruar për këtë me pamje fantastike nga Manastir.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje fantastike të Manastirit të Mesopotamit, për të cilin është përfunduar projekti për ndërhyrjet e nevojshme mbrojtëse dhe puna nis së shpejti, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Kisha e Shën Kollit ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin. Në fillim ka ekzistuar si një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ngritur Kisha e Shën Kollit, e cila mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.
Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues me një sipërfaqe rreth 100 metra katrorë dhe kontrollohen nga nëntë kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershme sesa kisha.
Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera origjinale.
Dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive floreale e zoomorfe, gjithashtu dhe për dekoret e punuara me tulla në muraturën e jashtme si dhe në harqet e dritareve dhe hyrjeve.
Basorelievet e rivendosura ne muret e kishës në forma të ndryshme ku përmendim: një shqiponjë, dy dragonj dhe një luan në njërën anë ndërsa në anën tjetër ndodhen figura mitologjike.
Kisha përbehet nga salla e madhe e lutjeve dhe nga dy ambiente me te vogla. Motivi qendror në mozaikun e sallës paraqet një dragua me krahë hapur. Kisha ka pasur dy rindërtime në vitet 1793 dhe 1845. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Çfarë është raporti i artë në art?

Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti

Reportazh nga Pazari i Krujës: Punimet artizanale, drejt zhdukjes në Shqipëri

Tumë ilire në Shpenadi

Prizreni ruan monedhat ilire

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës