LAJMI I FUNDIT:

Reportazh nga Pazari i Krujës: Punimet artizanale, drejt zhdukjes në Shqipëri

Reportazh nga Pazari i Krujës: Punimet artizanale, drejt zhdukjes në Shqipëri

Punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregojnë vlerat, kulturën dhe identitetin e një vendit. Kjo traditë sot, sipas mjeshtërve, është drejt zhdukjes, pasi interesi i brezave të rinj për të ushtruar punët e dorës është thuajse zero.

Kastriot Demerxhiu është i vetmi që realizon punimet artistike dhe suveniret ne bakër, duke ruajtur kështu një traditë të vjetër. Ndërkohë, edhe Dëshira Maja është ndër të paktat gra në Pazarin e Krujës që vazhdon të ruajë traditën e të punuarit të qilimave. Shqetësim për të mbetet transmetimi i kësaj tradite tek brezat e rinj.


Problem tjetër është pandemia që pothuajse e ka zbrazur pazarin e Krujës nga turistët.

Për më tepër, ndiqni storjen e përgatitur për ABC News nga gazetarja Leontina Nika.