LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është raporti i artë në art?

Çfarë është raporti i artë në art?
"Njeriu Vitruvian" nga Leonardo da Vinci

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Raporti i artë – i quajtur gjithashtu proporcioni hyjnor – është një formulë e vërtetë magjike e cila ka joshur sytë për shekuj. Për piktorët, arkitektët, skulptorët apo poetët, raporti i artë në art ushtron një fuqi magjepsëse. Rregullat e saj janë të shumta dhe shfaqen në disa formula, si sekuenca Fibonaçi, spiralja dhe drejtkëndëshi i artë. Por, si shprehet saktësisht në art raporti i artë?

Raporti i artë në art: Premtimi i harmonisë


Shpeshherë estetika, proporcionet harmonizuese dhe e bukura janë ngatërruar nëpër historinë e artit. Raporti i artë, gjithashtu i përkufizuar nga germa φ (fi), është shembulli më tregues. Kjo formulë matematikore konsiderohet nga disa si një rregull universal i së bukurës. Me një proporcion të barabartë me x²=x+1, raporti i artë në art krijon një marrëdhënie të ekuilibruar që syri i mendjes e dashuron. Më saktësisht, ai ka ta bëjë me arritjen e një raporti të saktë ndërmjet pjesëve të ndryshme të një vepre, një imazhi, apo një objekti. Vlera e këtij numri është 1.61803398874989482045.

A ju duket e gjitha kjo paksa e pakuptueshme?

Ekziston një teknikë e thjeshtë për arritjen e drejtkëndëshit të artë! Vizatoni një vizë dhe shumëzoni madhësinë e anës së saj me 1.618. Kjo do t’jua japë gjerësinë e duhur (përpjekja e  parë) dhe gjatësinë e lidhur me të (rezultat i shumëfishimit). Drejtkëndëshi i artë është një figurë gjeometrike e jashtëzakonshme dhe mund të riprodhohet në pafundësi. Kështu, çdo vepër artistike mund të prezantojë një a mise en abyme (në historinë e artit perëndimor, mise en abyme është një teknikë formale e vendosjes së një kopjeje të një imazhi brenda vetes, shpesh në një mënyrë që sugjeron një sekuencë të përsëritur pafundësisht, ndërsa në teorinë e filmit dhe teorinë letrare ajo i referohet teknikës së futjes së një historie brenda një historie) të drejtkëndëshit të artë. Ka edhe një hile tjetër për arritjen e raportit të artë. Nëse shtoni dy vizat më të shkurtra të një vepre, ato duhet të jenë të së njëjtës madhësi si viza e tretë. Viza e tretë do të tregojë më pas proporcionet e raportit të artë.

Raporti i artë dhe syri njerëzor: Një marrëdhënie dashurie afatgjatë

Ne e kemi të vështirë ta dimë me saktësi se kur është shfaqur raporti i artë. Disa piramida – dhe në veçanti ajo e Keopsit – duhet të jenë ndërtuar veçanërisht duke përdorur proporcionin e llogaritur nga raporti i artë. Megjithatë, ne nuk kemi një konfirmim të shkruar që daton nga kjo periudhë, ashtu si për Panteonin ku ne gjejmë raportin e artë i cili shfaqet disa herë. E njëjta gjë vlen për skulpturat klasike greke të antikitetit, proporcionet e të cilave tregojnë një përsëritje të raportit të artë. Megjithatë, dihet se raporti i artë është zbuluar zyrtarisht nga Euklidi rreth vitit 300 para Krishtit. Në vitet 1200, Leonardo Fibonacci zbuloi sekuencën Fibonaçi, ndërsa Kampanusi tregoi irracionalitetin e raportit të artë të Euklidit.

Raporti i artë në art: Disa shembuj të famshëm

Leonardo da Vinci është artisti i cili ishte më shumë i flaktë në dashurinë e tij për raportin e artë. Shkencëtar, shpikës, skulptor, muzikant, filozof, dhe piktor, Leonardo da Vinci ishte ai që prezantoi matematikën në art. Kjo ndodhi duke krijuar Njeriun Vitruvian që materializon magjepsjen e tij për raportin e artë në art. Kjo vepër është një odë për proporcionet e trupit të njeriut, të cilën da Vinci mendonte se ishte i përsosur. Më vonë, ai pikturoi Mona Lizën, një nga pikturat më të famshme në botë. Nuk është për t’u çuditur, që raporti i artë gjendet në fytyrën e madonës.

Në vitin 1955, Dalí pikturoi Kungatën e Darkës së Fundit. Kjo vepër madhështore përmban raportin e artë në dy mënyra. Proporcionet e pikturës i korrespondojnë direkt raportit të artë. Ajo paraqet gjithashtu një dodekahedron (një formë tredimensionale e cila ka dymbëdhjetë plane fytyrash, në veçanti një figurë të rregullt solide me dymbëdhjetë fytyra pentagolane të barabarta), e cila dominon në mënyrë harmonizuese sfondin e skenës.  

Arkitekti i famshëm brutalist, Le Corbusier, e bëri raportin e artë rregullin bazë për ndërtimet e tij. Kjo ishte më e dukshme në rastin e kompleksit të mirënjohur të strehimit, Cité radieuse, në Marsejë të Francës. Për më tepër, Le Corbusier e përdori raportin e artë për të zhvilluar Modulorin, një raport proporcionesh. Ky sistem u përdor për të ndërtuar më shumë godina harmonioze dhe për të bërë këtë edhe më shpejt.

Raporti i artë: Një ekuilibër natyral? 

Që prej fillimit të kohëve, shumë artistë e kanë përdorur raportin e artë për të krijuar vepra harmonioze siç janë vëzhguar në natyrë. Kjo mund të gjendet, për shembull, tek boçet e pishave, tek pemët e dardhave, apo lakrën romaneske. Dhe a nuk është qëllimi përfundimtar i artit, të rivlerësojë, apo glorifikojë, bukurinë dhe ekuilibrin natyror të gjërave?

 

Në trend Kultura

Më shumë
Bashmir Xhemaj sjell biografinë: “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”

Bashmir Xhemaj sjell biografinë: “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”

RUBAIRAT

RUBAIRAT

NËSE

NËSE

Pjetër Budi dhe kultura e fasadës

Pjetër Budi dhe kultura e fasadës

BABA

BABA

EJA SIÇ JE

EJA SIÇ JE

Kalo në kategori