LAJMI I FUNDIT:

Rënie në tregjet financiare evropiane

Rënie në tregjet financiare evropiane

Investitorët janë të shqetësuar në lidhje me krizën e borxheve në eurozonë. Tregjet financiare evropiane kanë rënë ndjeshëm në orët e para të tregëtimit pasi investitorët janë të shqetësuar në lidhje me krizën e borxheve në eurozonë. Tregjet në Frankfurt kane humbur 2.5 për qind. Ndërkohë në Francë indeksi ka rënë në mëse 3 përqind.

Aksionet shënuan rënie edhe në rajonin e Azi-Paqësorit.

Indeksi Nikei në Tokjo u mbyll me një rënie prej më shumë se tre për qindësh.

Ky është niveli më i ulët në thuajse gjashtë muaj.