LAJMI I FUNDIT:

Rënie e madhe e çmimit të naftës

Rënie e madhe e çmimit të naftës

Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka rënë në mënyrë drastike 10 për qind. Tash një barel në SHBA kushton më pak se 100 dollarë, kurse investitorët janë në vrap për të shitur rezervate tyre.

Një barel i naftës brend në Londër është 12 dollarë më i lirë, përkatësisht tash kushton 109.19 dollarë.

Të dhënat për dobësitë e ekonomisë së Evropës dhe të SHBA-ve kanë ndikuar në rënien e çmimit të naftës përgjatë tërë javës. Kërkesa për prodhimet industriale gjermane papritmas ka rënë në mars, kurse rritja e papunësisë në SHBA aktualisht është në nivelin më të lartë gjatë tetë muajve të fundit.

Analistët presin që tendenca e rënies së çmimit të naftës do të vazhdoj për disa muaj, meqenëse gjatë kësaj periudhe nuk pritet ndonjë përmirësim i madh i ekonomive kryesore të botës. /Telegrafi/