Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë kanë shënuar rënie për rreth 45 milionë euro gjatë vitit 2009 krahasuar me një vit më parë. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kjo është shkaktuar si pasojë e krizës ekonomike globale. Por ekspertët e ekonomisë thonë se në rënien e nivelit të investimeve ka ndikuar edhe klima e papërshtatshme për investime, moszbatimi i ligjit, niveli i lartë i korrupsionit, niveli i lartë i ekonomisë joformale etj.
Sikurse në shumë vende të botës, kriza ekonomike botërore ka ndikuar në rënien e nivelit të investimeve të huaja edhe në Kosovë. Ndonëse Agjencia kosovare për promovimin e investimeve ka zhvilluar aktivitete të shumta jashtë vendit, niveli i investimeve të huaja gjatë vitit 2009 ka shënuar rënie rreth 25 për qind, apo në shifra absolute prej 45 milionë eurosh, krahasuar me vitin 2008. Udhëheqësi i agjencisë për promovimin e investimeve, Mustafë Hasani, tha për Radio Kosovën (RTK) se shumë investitorë kanë treguar interesim për të investuar në Kosovë, dhe kjo pritet të materializohet gjatë këtij viti.
Ministria e tregtisë dhe Industrisë ka përgatitur edhe strategjinë për investime 2010-2012, që pritet të finalizohet gjatë këtij viti. Ndërkohë, sipas një raporti të Bankës Botërore “Të bësh biznes në vitin 2010” Kosova radhitet në vendin e 113. Hasani thekson se janë duke shqyrtuar të gjitha rekomandimet e Bankës Botërore, dhe gjatë këtij viti, do të fokusohen në promovimin e investimeve në vende konkrete, sektorë potencial dhe në kompani që vlerësohet se mund të investojnë në Kosovë.
Por nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se në Kosovë është përkeqësuar ndjeshëm klima për investime, ndërkaq në rënien e nivelit të investimeve të huaja ka ndikuar edhe moszbatimi i ligjit, niveli i lartë i korrupsionit, niveli i lartë i ekonomisë joformale etj.
Gërxhaliu thotë se zyrtarët e Kosovës duhet të promovojnë vlerat dhe të fokusohen tek diaspora kosovare, të cilët kanë potencial që mund ta investojnë në vendin e tyre.
Ndryshe në tri vitet e fundit, investimet e huaja kanë pësuar rënie të vazhdueshme. Në vitin 2007, kur është futur operatori i dytë i telefonisë mobile në Kosovë, investimet e huaja direkte në vend kanë qenë 421 milionë euro. Në vitin 2008, këto investime kanë qenë 355 milionë, ndërsa në vitin 2009 vetëm 310 milionë euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar