LAJMI I FUNDIT:

Renditja e komunave sipas numrit të personave të prekur nga Covid-19

Renditja e komunave sipas numrit të personave të prekur nga Covid-19

Këtë të diel, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe tri raste të reja me coronavirus në vendin tonë, duke çuar kështu numrin me Covid-19 në 94.

Nga rastet e konfirmuara deri tani komuna më e prekur me COVID-19 është ajo e Malishevës.


Më pas renditet komuna e Gjilanit, Prishtinës, komuna e Vitisë, Vushtrria, Gjakova, Podujeva,Klina, Prizreni, Obiliqi, Lipjani, Suhareka dhe Shtimja me nga një rast.

​Vitia paralajmëron masa ndëshkuese për qytetarët që nuk respektojnë rregullat
Lexo po ashtu ​Vitia paralajmëron masa ndëshkuese për qytetarët që nuk respektojnë rregullat

“Malisheva 33 raste, Gjilani 15 raste, Prishtina 14, Vitia 7 raste, 6 komuna e Vushtrrisë, 6 raste nga Gjakova, katër nga Podujeva, kurse nga një rast kanë Klina, Prizreni, Obiliqi, Lipjani , Suhareka dhe Shtimja”.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.080 kontakte të rasteve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti u është adresuar sonte qytetarëve të vendit në kohën kur vendi sikurse e gjithë bota po përballet me pandeminë e coronavirusit.

Ai thotë se mënyra e vetme për të përballuar krizën me coronavirus është kujdesi i të gjithëve dhe izolimin si masa e vetme që bota ka vendosur për tu mbrojtur.

“Virusi COVID-19 transmetohet shumë dhe shpejt. Kjo është situata më serioze që pas luftës kemi pasur në Kosovë. Këtë ditë do të hyjmë në muajin ku mund të kemi një shtim të të prekurve nga virusi, dhe pas këtij muaji, nëse tregojmë kujdes të duhur, do të fillojmë ngadalë të dalim nga kjo gjendje dhe t’ia nisim të gjitha punëve që kemi lënë në mes”, ka thënë Kurti.

Pas vendosjes së orarit të ri të kufizimit të lëvizjes nga Qeveria në detyrë e Kosovës, nga ora 17:00-06:00, edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të kundërtën do të ketë masa ndëshkuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori