LAJMI I FUNDIT:

​Vitia paralajmëron masa ndëshkuese për qytetarët që nuk respektojnë rregullat

​Vitia paralajmëron masa ndëshkuese për qytetarët që nuk respektojnë rregullat

Pas vendosjes së orarit të ri të kufizimit të lëvizjes nga Qeveria në detyrë e Kosovës, nga ora 17:00-06:00, ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të kundërtën do të ketë masa ndëshkuese.

Ai në një shkrim në Facebook thotë se koha e qarkullimit nuk duhet të kuptohet si një hapësirë për t’u grumbulluar dhe rrezikuar shëndetin publik, por kërkon të respektohen masat në fuqi, sipas të cilave, lëvizjet në rrugë duhet të bëhen jo më shumë se dy persona dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët.


“Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, mosrespektimi i masave të deritanishme nga personat kushdo, përkundër dëshirës sonë, do të pasohet me shqiptim të gjobave dhe sanksioneve konform legjislacionit në fuqi dhe sidomo s Ligjit për parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse”, shkruan ministri Vitia.

Përveç respektimit të masave të sipërpërmendura, ministri Vitia kërkon nga qytetarët të mos dalin pa nevojë, pasi që çdo dalje bart rrezikshmëri të lartë për t’u prekur me koronavirus.

Në Kosovë deri sonte janë konfirmuar gjithsej 94 raste me koronavirus, prej tyre një i vdekur dhe një i shëruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori